back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 22 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaStrasburgu rrëzon Vettingun/ Shkarkimi i gjyqtarit Selimi, në shkelje të Kushtetutës

Strasburgu rrëzon Vettingun/ Shkarkimi i gjyqtarit Selimi, në shkelje të Kushtetutës

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg ka goditur një nga vendimet më të debatueshme të procesit të vetingut në Shqipëri, duke e cilësuar të padrejtë, të pambështetur dhe në shkelje të Kushtetutës shkarkimin e ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi.

Vendimi i publikuar së fundmi thekson qartë se organet e rivlerësimit kalimtar nuk respektuan standardet minimale të transparencës, arsyetimit dhe garancive të një procesi të drejtë, duke cenuar në mënyrë të rëndë të drejtat e gjyqtarit Selimi.

Strasburgu: Shkarkimi u bë pa prova, pa transparencë dhe në kundërshtim me nenin 6 të Konventës

Në arsyetimin e saj, Gjykata e Strasburgut vë në dukje se shkarkimi i një gjyqtari të lartë është një masë me pasoja të jashtëzakonshme dhe kërkon standarde të forta procedurale. Por, sipas GJEDNJ, në rastin e Selimit, organet e vetingut dështuan të siguronin një proces të rregullt ligjor, duke cënuar të drejtën e tij për:

Mbrojtje efektive

Transparencë të provave

Arsyetim të argumentuar të vendimit

Gjykim të paanshëm

Gjykata konkludoi se është shkelur neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë, thelbësore në çdo procedurë disiplinore ndaj gjyqtarëve.

Selimi më herët u shpall i pafajshëm nga GJKKO për akuzat penale

Ndërkohë, procesi penal i nisur ndaj tij nga SPAK, ku akuzohej për “refuzim për deklarim dhe fshehje pasurie”, u rrëzua tërësisht nga GJKKO. Gjyqtarja Rudina Palloj e deklaroi Selimin të pafajshëm, duke theksuar se nuk ekziston asnjë provë penale që ta lidhë me veprat që SPAK pretendonte.

Ky vendim në GJKKO u pa si një paralajmërim i dobësisë së procesit të vetingut në këtë rast, ndërsa konkluzioni i Strasburgut e konfirmoi bindshëm këtë qasje.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, reagoi menjëherë pas publikimit të vendimit të GJEDNJ, duke e konsideruar këtë një dënim të fortë për mënyrën e zbatimit të vetingut në Shqipëri.

“Shkarkimi i Shkëlzen Selimit ishte produkt i llogjeve Kavaje”, shkroi Manjani.

Ai theksoi se gjyqtari Selimi u la nën skrutinit penal dhe disiplinor për 4 vite rresht, pa asnjë provë konkrete, duke shtuar:

“Gjykata e Strasburgut sapo shpalli se shkarkimi i tij është i padrejtë dhe në shkelje të Kushtetutës shqiptare dhe Konventës Evropiane. Një shuplakë e fortë për vettingsat thashethemexhinj.”

Manjani kërkoi që shteti të veprojë menjëherë:

“Tani shteti të mbyllë gojën dhe të kthejë magistratin në punë, se ka nevojë sistemi.”

Çfarë pritet të ndodhë më tej?

Vendimi i GJEDNJ ka pasoja të drejtpërdrejta dhe të rëndësishme:

Shqipëria pritet të detyrohet të dëmshpërblejë Selimin financiarisht.

Shteti duhet të garantojë rikthimin e tij në pozicionin e mëparshëm ose të gjejë një mekanizëm ekuivalent për kompensim profesional.

Vendimi mund të shërbejë si precedent i fortë për raste të tjera problematike të vetingut.

Në një periudhë kur procesi i vetingut është përballur me kritika të shumta për mungesë proporcionaliteti, transparence dhe profesionalizmi, vendimi i Strasburgut konsiderohet si një prej goditjeve më të rënda ndaj këtij mekanizmi.

Dokumenta bashkëngjitur

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat