back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetBotaTrump “godet” Anglinë, akuzon laburistët për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane: Bëjnë fushatë...

Trump “godet” Anglinë, akuzon laburistët për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane: Bëjnë fushatë për Harris

Ajo ç’ka pretendon ekipi i fushatës së Donald Trump është se anëtarë të Partisë Laburiste vullnetarisht bashke me disa raportime për kontakte mes përfaqësuesve të lartë të Laburistëve britanik, kanë bërë që të ketë ndërhyrje të paligjshme të huaj në fushatën zgjedhore në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë kryeministri britanik Sir Keir Starmer e zbuti polemikën duke thënë se anëtarët kishin shkuar në Amerikë si vullnetarë dhe jo zyrtarisht të dërguar nga partia e tij.

Në fakt, që laburistët ndihmojnë demokratët si dy parti te majta, kjo nuk është e re, pasi ka dekada që kjo ndodh, si për t’u dhënë një dorë në çdo palë zgjedhjesh, ashtu edhe për të marrë ndonjë sugjerim elektoral.

Po ashtu edhe mes konservatoreve të djathte britanik dhe Republikanëve amerikane ndodh e njëjta gjë. Babai i Brexit, Nigel Farage, akoma më i djathtë, ka shkuar dhe është sërish pranë edhe në këtë fushatë me Donald Trump.

Ndërkohë kur ish- kandidati për president Xhorxh W. Bush kërkoj nga sivëllezërit e tij britanik, dhe ish-kryeministri John Major qe te gërmonte në të shkuarën ish-student ne Britani, të rivalit të tij Bill Clinton, marrëdhëniet e këtij të fundit që fitoje zgjedhjet nuk ishin të mira me Kryeministrin konservator Xhon Mejxher.

Andaj dhe gjasat janë që edhe sikur Donald Trump do bindet se nuk është zyrtare ky vullnetarizëm nga disa anëtarë të Laburistëve, kjo nuk do i bëj më të lehta marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Londrës, po të fitoj Trump.

Kjo është edhe frika në shumë kryeqytete evropiane për një fitore të mundshme të Trumpit, dhe rreziku eventual i ftohjes së marrëdhënieve mes dy anëve të Atlantikut, siç u pa edhe në mandatin e parë të Trumpit, në raportet me aleatët perëndimor të Amerikës.

Fakti që ankesa bëhet publike, flet shumë, dhe paralajmëron, po aq shumë, për skenarët e mundshëm diplomatik dhe politik nga rokada e mundshme në Shtëpinë e Bardhë.

Top Channel

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat