Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova po kalon një moment të artë në karrierën e tij.
Futbollisti rrëmbeu sërish skenën e Champions-it mbrëmë, teksa i shënoi një gol fantastik Atletikos së Madridit, ku me një gjuajtje fenomenale në hyrje të zonës në minutën e 61-të, vendosi baraspeshën duke çuar peshë zemrat e tifozëve të Lilës.
Pas përfundimit të sfidës teksa futbollistët shkuan të festonin fitoren me tifozët e tyre, Zhegrova ia dhuroi fanellën një tifozi shqiptar. Më pas djali i vogël i dha një plis dhe më pas të dy pozuan para kamerave. Ky moment është bërë viral në rrjet dhe video shoqërohet me mbishkrimin: Ne jemi një gjak 🇦🇱



