back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 6 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetVota e Diasporës në rrezik/ Emigrantët nuk mund të ankimojnë refuzimin e...

Vota e Diasporës në rrezik/ Emigrantët nuk mund të ankimojnë refuzimin e regjistrimit

Vota e Diasporës është në rrezik. Kështu thuhet në reagimin e Diasporës për Shqipërinë e Lirë.

Sipas ligjit aktual, çdo qytetar ka të drejtë të ankimojë refuzimin e regjistrimit deri 7 ditë para datës të zgjedhjeve, por kjo bëhet e pamundur duke pasur parasysh domosdoshmërinë e ardhjes në Shqipëri nga çdo cep i botës.

Ata i janë drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili ka kthyer përgjigje duke nënvizuar se nuk mund të ketë ankime online për emigrantët.

Për një hap të tillë kërkohen ndryshime ligjore.

Reagimi:

Ndërsa për herë të parë ka nisur procesi historik i regjistrimit të Diasporës për të votuar nga vendet ku jetojnë shqiptarët, kjo votë dhe zgjedhjet në përgjithësi janë në rrezik.

Sot numërohen 20,445 kërkesa për regjistrim dhe prej tyre, 2,256 janë refuzuar.

Sipas ligjit aktual, çdo qytetar ka të drejtë të ankimojë refuzimin e regjistrimit deri 7 ditë para datës të zgjedhjeve, por kjo bëhet e pamundur duke pasur parasysh domosdoshmërinë e ardhjes në Shqipëri nga çdo cep i botës.
Diaspora për Shqipërinë e Lirë, ka kërkuar prej muajsh mundësimin e ankimit online, te procesit gjyqesor online, dhe njoftimit te vendimit online.

Pas kerkesës zyrtare të datës 13.01.2025 nga DPSHL ka ardhur një përgjigje nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që thekson pengesat ligjore për këtë proces, duke mos pranuar ankimin dhe procesin online.

Thirrje urgjente:
I bëjmë thirrje Kuvendi i Shqipërisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe KQZ Shqiperi të gjejnë një zgjidhje të menjëhershme për këtë problem, i cili mund të rrezikojë që zgjedhjet të konsiderohen ANTIKUSHTETUESE!

Të gjithë në mbrojtje të së drejtës kushtetuese të Diasporës për të votuar!

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat