Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ambasada Gjermane në Tiranë është interesuar se si po zbatohen në terren strategjitë e bashkëpunimit për të hetuar krimet zgjedhore.
Kreu i SPAK, Altin Dumani, Prokurori Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, të ftuar nga ambasadori gjerman, kanë treguar gjetjet e deritanishme në terren.
Sipas burimeve mediatike raportohet, se krahas ambasadorit gjerman, numri dy i ambasadës amerikane, ambasadori i Britanisë së Madhe dhe Francës i kanë drejtuar pyetje tre të ftuarve.
Të njëjtat burime tregojnë se në këtë takim ishte i pranishëm edhe kreu misionit të vëzhgimit të OSBE – Odihr, ambasadori Zanier dhe përfaqësues nga delegacioni i BE-s.
Ky takim i këtij formati, vjen pas atij të disa javëve më parë në ambasadën britanike.



