Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet sot, për vendin bosh që ka mbetur në Gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së Elsa Toskës.
Mbledhja do të mbahet në orën 14.00, ndërkohë që janë 10 kandidatura që duan të zëvë vendin e Toskës.
Një nga kandidaturat është edhe ish-kreu i KLP-së, Alfre Balla, i cili është i shkarkuar nga Vettingu.
1. Alfred Balla, ish kryetar i KLP
2. Eris Hysi, juriste, pedagoge
3. Gentian Zyberi, jurist, Pedagog ne Universitetin e Oslos
4. Irena Nino, Komisionere Publike te vetingu
5. Klodian Rado, jurist
6. Naureda Llagami, ish kryetare e KLGJ
7. Nertila Sadedini, juriste, pedagoge
8. Nurihan Meta (Seiti), ish anëtar i KLP
9. Roland Ilia, Komisioner në KPK
10. Sinan Tafaj, jurist, kryetar i shoqatës së të verbërve