Banorët e Big Brother VIP Kosova 3 janë përballur ditën e djeshme (e martë) me një sfidë.
“Ngjyrat e jetës time” ka bërë bashkë të gjithë konkurrentët, që duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve.
Në një nga pyetjet që iu parashtrua, Rovena Stefa ka treguar se si e sheh veten në të ardhmen.
Ajo thotë se do dëshironte shumë që ta gjente dashurinë e jetës, pasi deri më tani nuk ka pasur sukses.
Mes tjerash, këngëtarja e njohur shqiptare shpreh dëshirën edhe për të pasur fëmijë.
“Në aspektin personal. Do doja shumë të gjej dashurinë e jetës që deri tani nuk ka qenë e suksesshme, e të kem fëmijë. E di se jam në ato limitet e mia”, u shpreh ajo.
Stefa deri më tani nuk është njohur për ndonjë romancë publike, meqë e ka ruajtur këtë pjesë me shumë fanatizëm. /Telegrafi/