Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
SPAK thërret ish-kreun e OSHEE Adrian Çela. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Çela do të pyetet në kuadër të hetimit të SPAK për ish-deputetin e PS-së Jurgis Cyrbja.
Çela do të pyetet në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Durrësit. Për të njëjtën dosje u pyet edhe ish-kryebashkuaku i Durrësit Vangjush Dako
Cyrbja është arrestuar me akuzën për korrupsion në zgjedhje e nxjerrje sekreti. Emri i tij u vendos në listë të sigurt të kandidatëve për deputetë të PS pas ndikimit nga njerëz të krimit.



