back to top
6.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetVota e diasporës/ Datat e regjistrimit dhe dokumentacioni që nevojitet

Vota e diasporës/ Datat e regjistrimit dhe dokumentacioni që nevojitet

Aplikacioni PER është platforma e cila do të vihet në dispozicion të shqiptarëve të diasporës gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

KQZ është në përfundim të ndërtimit të këtij aplikacioni ndërsa bëhet me dije se shqiptarët të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë, do të kenë mundësi të regjistrohen si votues nga jashtë nga datat 11 janar deri në 11 mars, njofton Shqiptarja.com.

https://ad.doubleclick.net/ddm/adi/N571601.3431527GAZETATEMA/B32983383.410480160;dc_ver=103.302;sz=728×90;u_sd=1.25;nel=1;dc_adk=4212224215;ord=nzzdkb;click0=https%3A%2F%2Ftrack.adform.net%2FC%2F%3Fbn%3D73199544%3Badfibeg%3D0%3Bcdata%3D-fxiMkK65gPjXh2CE4COEUAVTryd1WfOjXmJx9XJRUeLpPTF0dSyNvRfyQZxKRDefx6II5lAR0mkZnbslyiPqluwp9OApXMzZPSVCRcBPzE1%3B%3BCREFURL%3Dhttps%253a%252f%252fwww.gazetatema.net%252fpolitika%252fvota-e-diasporesd-ja-datat-e-regjistrimit-dhe-dokumentacioni-qe-nevojit-i470611%3BC%3D1%3Bcpdir%3D;uach=WyJXaW5kb3dzIiwiMTUuMC4wIiwieDg2IiwiIiwiMTMxLjAuNjc3OC4xMDkiLG51bGwsMCxudWxsLCI2NCIsW1siR29vZ2xlIENocm9tZSIsIjEzMS4wLjY3NzguMTA5Il0sWyJDaHJvbWl1bSIsIjEzMS4wLjY3NzguMTA5Il0sWyJOb3RfQSBCcmFuZCIsIjI0LjAuMC4wIl1dLDBd;dc_rfl=0,https%3A%2F%2Fwww.gazetatema.net%2Fpolitika%2Fvota-e-diasporesd-ja-datat-e-regjistrimit-dhe-dokumentacioni-qe-nevojit-i470611$0;xdt=0;crlt=Ys9EYistoO;gcsr=m;stc=1;chaa=1;sttr=60;prcl=s

Këta persona fillimisht do të regjishtrohen në aplikacion duke përdorur një mjet identifikues të lëshuar nga shteti shqiptar. Gjithashtu pranohen të gjitha ato dokumente të cilat u ka kaluar afati përdorimit.

Dokumentacioni i dytë i cili nevojitet për të kryer procedurën e votimit, është një dokument zyrtar i çfarëdoshëm, i cili verifikon që shtetasi banon jashtë Shqipërisë.

Platforma gjithashtu do të kërkojë të dhënat e sakta të adresës së banimit pasi në atë adresë do të dërgohet fleta e votimit nga KQZ. Më pas do të jetë Komisioni Qëndror i Zgjedhjve që do të konfirmojë nëse aplikimi është kryer me sukses ose nëse ka nevojë për dokumentacion shtesë.

Në përfundim të regjistrimit për të gjithë votuesit nga jashtë, pra në datën 11 mars kur dhe mbyllet aplikimmi, KQZ do të hartojë një listë më vete të cilët do të hiqen nga listat në Shqipëri. Për votuesit vendas do të hartohet një listë e re e përpunuar.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në datën 11 maj 2025. Kjo datë e dekretuar nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ardhur si nevojë e kërkuar nga KQZ për të shfrytëzuar të gjithë kohën në dispozicion për përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe organizative, me qëllim që të bëhet i mundur votimi i sukseshëm dhe rezultativ i shqiptarëve nga jashtë vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat