KreuAktualitetPolitikaNjë “kabllogram sekret” për Berishën/ Gëllçi: Grabitja e radhës është protesta

Një “kabllogram sekret” për Berishën/ Gëllçi: Grabitja e radhës është protesta

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ish-drejtori i Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), Thoma Gëllçi, ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me protestën e të rinjve në Tiranë dhe përpjekjet që, sipas tij, po bëhen për të marrë drejtimin e saj.

Përmes një shkrimi satirik të publikuar në rrjetet sociale, me titull “Plani për vjedhjen e madhe”, Gëllçi ka ndërtuar një histori imagjinare, të paraqitur si një dokument sekret i rrjedhur nga një ambasadë e huaj. Përmes këtij rrëfimi, ai vë në lojë Berishën dhe atë që e përshkruan si përpjekje të tij për të përvetësuar protestën e të rinjve.

Në qendër të historisë është një person 82-vjeçar, të cilin autori e identifikon përmes pseudonimit “Doktori”, një referencë ironike ndaj Berishës. Sipas skenarit satirik, ky person po organizon një operacion të pazakontë në Tiranë, me mbështetjen e bashkëpunëtorëve të tij dhe nga selia e PD-së, e cilësuar në tekst si SHQUP.

Gëllçi e përshkruan operacionin si një grabitje të organizuar në disa faza, ku fillimisht do të veprojnë grupe të vogla, më pas do të mbërrijnë persona me përvojë dhe, në fund, do të shfaqet vetë “Doktori” për të shpallur suksesin e operacionit.

Por, ndryshe nga një grabitje e zakonshme, objektivi në këtë rast nuk është një bankë apo institucion financiar, por protesta e të rinjve në kryeqytet.

“Operacioni paraqet një veçori që nuk ndeshet në historinë e krimit të organizuar: grabitësit po përpiqen të vjedhin një protestë, ndër kërkesat kryesore të së cilës është futja e grabitësit në burg”, shkruan Gëllçi në mënyrë ironike.

Në rrëfimin e tij, ish-drejtori i RTSH-së përfshin edhe referenca ndaj personave të maskuar, grupeve të organizuara dhe të ashtuquajturve “patronazhistë”, duke i përdorur këto elemente për të ndërtuar një skenar satirik mbi zhvillimet politike dhe protestat në Tiranë.

Në pjesën përmbyllëse të shkrimit, Gëllçi ironizon mundësinë që të rinjtë t’ia dorëzojnë Berishës drejtimin e protestës, por vetëm nëse ai përmbush më parë kërkesën e tyre për t’u futur në burg.

“Nëse kjo ndodh, Tirana do të bëhet qyteti i parë në botë ku policia do të arrestojë një grabitës jo sepse grabitja dështoi, por sepse pati sukses të plotë”, përfundon ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat