Pas një fillimi zhgënjyes, me ulje ngritje të forta, Bayer Leverkusen është rikthyer sërish në nivele të larta. Me 5 fitore në 5 ndeshjet e fundit, “Aspirinat” sfidojnë Inter në momentin e tyre më të mirë këtë sezon, por Alonso ul ambientin me këmbë në tokë teksa vlerëson jashtëzakonisht shumë ekipin e Inzaghi-t:
“Është një nga skuadrat më të forta në Evropë, shpresoj të jemi gati. Inter është një skuadër fituese me ide të larta, me një trajner të madh, por ne dëshirojmë të jemi mes tetë ekipeve të para në Champions, kemi gjithçka për të bërë këtë, na pret një ndeshje e madhe.
A mund të drejtoj në të ardhmen në Itali? Unë nuk ja mbyll askujt portën për të ardhmen, por për momentin jam i fokusuar te Bayer Leverkusen”, u shpreh Alonso.