back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaNën akuzë për ryshfet/ GJKKO liron oficeren e policisë gjyqësore, Anila Dushku

Nën akuzë për ryshfet/ GJKKO liron oficeren e policisë gjyqësore, Anila Dushku

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e Anila Dushkut, oficeres së Policisë Gjyqësore, e cila akuzohet për ryshfet.

GJKKO ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Dushkun duke e lënë me “detyrim paraqitje”.

Oficerja e policisë gjyqësore,akuzohet se i ka marrë shtetases Hava Lloga ryfshet 1000 euro për të pushuar çështjen penale në ngarkim të djalit të 68-vjeçares, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

“Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të
mëtejshëm të vendimit me burgim për të pandehurën Anila Dusha, duke u
detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Tiranë.
Vënia në provë e të pandehurës për një periudhë kohe prej 4 (katër) vitesh, me
kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale”, thuhet në vendimin e GJKKO-së.

Njoftimi i GJKKO-së:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale nr. 180 të vitit
2024, me të pandehur Anila Dusha, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni
psiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e
parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Erjon Bani dhe Elsa
Ulliri, me vendimin Nr. 74, datë 10.12.2024 vendosi:

Deklarimin fajtore të të pandehurës Anila Dusha, për kryerjen e veprës penale të
“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të
organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, dhe dënimin e
saj me 3(tre) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar e
pandehura përfundimisht me 2 (dy) vite burgim për veprën penale të parashikuar
nga neni 319/ç i K.Penal.

Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të
mëtejshëm të vendimit me burgim për të pandehurën Anila Dusha, duke u
detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Tiranë.
Vënia në provë e të pandehurës për një periudhë kohe prej 4 (katër) vitesh, me
kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet e pandehura që gjatë kohës së
provës: a).T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të
Provës Tiranë; b).Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës
Tiranë për ndryshimin e vendbanimit.

Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest
në shtëpi” caktuar me vendimin nr.117, datë 16.09.2024, të Gjykatës së Shkallës
së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në aplikim të neneve 30/1, 35, të Kodit Penal, dhënien e një dënimi plotësues,heqjen e së drejtës për të pandehurën Anila Dusha, për të ushtruar funksionpublike, për 5 (pesë) vjet.

Në bazë të nenit 224 të K.Pr.Penale, CD me stampimin “Omega compact disc
recordable CD-R 700 MB 52x”, sipas “Procesverbalit të datës 10.09.2024”; CD,
sipas “Procesverbalit të kqyrjes së datës 11.09.2024”; CD, e marrë me
“Procesvebalin e datës 11.09.2024”, nga studio e Top Chanel; 3 DVD, të marra
sipas “Procesvebalit të datës 19.09.2024”, në Prokurorinë Elbasan; CD, e marrë
me shkresën Nr.3260/1 Prot, datë 01.10.2024, nga Shoqëria “One Albania ShA”,
mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor.

Bazuar në nenin 393 të Kodit të Procedurës Penale, shpenzimet e kryera në fazën
e hetimit paraprak, në shumën **** lekë dhe shpenzimet gjyqësore, sipas
formularit bashkangjitur i ngarkohen të pandehurës.

Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e
komunikimit të këtij vendimi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat