back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetTabaku: Të mbrohen të dhënat biometrike të shqiptarëve/ "Bizneset po përballen me...

Tabaku: Të mbrohen të dhënat biometrike të shqiptarëve/ “Bizneset po përballen me gjoba disproporcionale”

Komisioni i Çështjeve Europiane po debaton mbi propozimin ligjor të qeverisë për mbrojtjen e të dhënave personale. Gjatë diskutimeve, deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, ka ngritur një sërë shqetësimesh të lidhura me abuzimin e të dhënave personale dhe sanksionet e propozuara në projektligj.

Tabaku vuri në dukje precedentët e vitit 2021, ku të dhënat personale të qytetarëve u keqpërdorën nga Partia Socailiste për qëllime elektorale. Ajo kërkoi garanci që projektligji i ri të përmbajë mekanizma të fortë mbrojtjeje, për të parandaluar që të dhënat e qytetarëve të mos bien në duar të gabuara.

“Ne kemi nevojë për ligje që zbatohen, jo vetëm për ligje në letër,” theksoi Tabaku, duke kërkuar zgjidhje konkrete për të mbrojtur të dhënat biometrike dhe ato të qytetarëve, veçanërisht të diasporës.

Deputetja gjithashtu kërkoi garanci që qytetarët shqiptarë do të jenë më të mbrojtur nga abuzimi me të dhënat personale, duke përmendur si precedent rastet e vitit 2021, kur të dhënat personale të qytetarëve u përdorën nga Partia Socailiste. Tabaku ngriti shqetësime për ruajtjen e të dhënave biometrike dhe rrezikun e keqpërdorimit të tyre nga palët e treta.

Kryetarja e Komisionit ngriti shqetësimin në lidhje me abuzimin me të dhwnat që keqpërdoren nga Partia Socialiste. Tabaku vuri në dukje faktin që PS në 2021 ka keqpërdorur të dhwnat personale për të cilat është shprehur dhe GJEDNJ.

“A mund të na garantoni se do të jemi më të mbrojtur në lidhje me të dhënat tona personale? A do të jemi të rrezikuar nga përdorimi i të dhënave personale nga Partia Socailiste, ashtu siç ndodhi në 2021, dhe për të cilën kemi një vendim të Gjykatës së Strasburgut? Gjithashtu, a ka ndonjë garanci që të dhënat tona biometrike, të cilat u morën nga palë të treta, por që nuk rrjedhën në publik, do të jenë të mbrojtura? Çfarë masash konkrete do të merren?” u shpreh Tabaku

Një tjetër çështje e kritikuar nga deputetja ishte vendosja e gjobave të larta dhe disproporcionale në raport me të ardhurat. Sipas saj, këto sanksione jo vetëm që janë të papërballueshme për qytetarët dhe bizneset, por krijojnë një cikël të gabuar ku qeveria më pas propozon amnisti për të falur gjobat e vendosura.

“Direktiva europiane vendos tavane, jo masa fikse,” u shpreh Tabaku, duke theksuar se këto masa nuk janë të përshtatshme për realitetin ekonomik të vendit dhe dëmtojnë më tej bizneset dhe qytetarët.

Tabaku ngriti gjithashtu shqetësime mbi mungesën e transparencës në procesin e përzgjedhjes së komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale. Ajo propozoi që komisioneri të zgjidhet nga Parlamenti, në një proces të ngjashëm me atë të Avokatit të Popullit, duke garantuar pavarësi dhe llogaridhënie më të madhe.

Në përfundim të diskutimit, Tabaku theksoi rëndësinë e përafrimit të plotë të ligjeve shqiptare me direktivat e Bashkimit Europian, duke u fokusuar te mbrojtja efektive e qytetarëve dhe ndalimi i abuzimeve me të dhënat personale.

Reagimi i Jorida Tabakut

Nuk ka një përafrim të plotë të ligjit, por ka një përpjekje për të arritur këtë përafrim dhe këto janë shqetësime që ju janë ngritur edhe nga delegacioni i BE-së dhe KE-së. Dua të ndaj gjithsesi disa shqetësime. Pyetja e parë lidhet me zbatimin e projektligjit dhe me komentet e marra në konsultimin e parë publik. Tani, a mund të na tregoni çfarë investimesh duhet të bëjnë bizneset dhe institucionet publike për të implementuar këtë ligj? A është e nevojshme që të investojnë në faqet dhe sistemet e tyre? Ne nuk kemi nevojë për ligje në letër, por për ligje që zbatohen.

A mund të na garantoni se do të jemi më të mbrojtur në lidhje me të dhënat tona personale? A do të jemi të rrezikuar nga përdorimi i të dhënave personale nga Partia Socailiste, ashtu siç ndodhi në 2021, dhe për të cilën kemi një vendim të Gjykatës së Strasburgut? Gjithashtu, a ka ndonjë garanci që të dhënat tona biometrike, të cilat u morën nga palë të treta, por që nuk rrjedhën në publik, do të jenë të mbrojtura? Çfarë masash konkrete do të merren?

Ka disa elementë që lidhen me përpunimin e të dhënave personale në sektorin publik. A mund të na tregoni nëse duhet të ndërhyjmë në sistemet e qeverisë dhe sa realisht do të jemi të mbrojtur tani?

Gjithashtu, kemi disa shqetësime nga Bashkimi Europian në lidhje me përzgjedhjen e komisionerit dhe elementët financiarë të institucionit. Ne duhet të kemi një proces transparent përzgjedhjeje, sipas direktivës, ndërkohë që në propozimin ligjor ju keni caktuar që komisioneri të zgjidhet nga Kryeministri. Pse të mos e zgjedhë Parlamenti? Direktiva flet për pavarësinë e komisionerit, ndaj mendoj se një model si ai i Avokatit të Popullit do të ishte më i pranueshëm dhe i testuar.

Së fundmi, dua të ndalem te gjobat. Kjo është një çështje që është diskutuar gjerësisht në konsultimin publik dhe ka shqetësuar bizneset dhe shoqërinë civile. Ju, sa duket, i keni refuzuar këto komente. Sanksionet e larta, sidomos në raport me të ardhurat, jo vetëm që shtyjnë mospagimin e gjobave, por më pas ju kërkoni edhe amnisti për këto gjoba dhe i thoni opozitës: “Pse nuk e miratoni?” Kjo tregon një qasje të gabuar në mënyrën se si funksionon shteti.

Direktiva nuk vendos masa fikse, por vetëm tavane. Pse duhet të përafrojmë gjobat, kur ne nuk kemi përafrim 100% të legjislacionit edhe në çështje më të rëndësishme? Nuk mendoj se problemi kryesor në këtë temë është te gjobat. Shqetësimi real është te të dhënat personale, aksesi në të dhëna, dhe rreziku që të dhënat e diasporës të përfundojnë në duart e PS-së për qëllime elektorale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat