back to top
28.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKasanof: Pavarësia e Prokurorisë së Posaçme vendimtare/ “Zgjasni mandatin për prokurorët”

Kasanof: Pavarësia e Prokurorisë së Posaçme vendimtare/ “Zgjasni mandatin për prokurorët”

SPAK feston sot 5 vjetorin në një aktivitet të organizuar ku të pranishëm janë dhe Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof.

Urime z Dumani që u shpall kampion për luftën ndaj korrupsionit. Çmimi për Dumanin është për SPAK dhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Sekretari Amerikan i Shtetit përgëzon punën e bërë kundër korrupsionit dhe krimit në Shqipëri. U desh guxim i madh për të nisur këtë udhëtim. U desh guxim për të ngritur një institucion të pavarur drejtësie. Qytetarët duhet ta dinë se ankesat e tyre do të merren në konsideratë. SPAK do të vendosë Shqipërinë në anën e duhur të historisë. Qytetarët kërkuan ndryshimin dhe qeveria i dëgjoi. SPAK ka rritur besimin tek qytetarët për drejtësi në vend.

Për t’u siguruar që SPAK do të vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të ardhmen, ne besojmë se prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual. Dështimi për të realizuar këtë, rrezikon të ndërpresë përpjekjen më të suksesshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në historinë shqiptare dhe rrezikon humbjen e profesionistëve më me përvojë e të njohurive të tyre institucionale”, ka thwnw Kasanof.

Vizita e tij nënvizon mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Reformën në Drejtësi.

Kasanof, i cili mori detyrën në korrik 2024 si pasardhës i Gabriel Escobar, mban një fjalim të veçantë në këtë aktivitet, duke përforcuar rolin e SHBA si një ndër ideatorët, financuesit dhe mbështetësit kryesorë të reformës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat