back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaGJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës/ Refuzon kthimin e telefonit e dokumentacionit,...

GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës/ Refuzon kthimin e telefonit e dokumentacionit, të sekuestruar nga SPAK

GJKKO  ka rrëzuar kërkesën e bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliajt për kthimin e telefonit  dhe disa pajisjeve e dokumentaciot të marrë nga Prokuroria e Posaçme.

Xoxa pretendon  se kontrollet e BKH-së janë bërë në shkelje të ligjit procedurial dhe në mungesë të një shkaku të ligjshëm

Por, gjyqtarja Atalanta Zeqiri, ka vendosur të hedhë poshtë kërkesën e Xoxës.

Ndërsa për vëllanë e kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj,m seanca vijon ende.

Raportohet se një tjetër kërkesë është paraqitur në Apelin e Posaçëm nga avokatët mbrojtës.

Lidhur me këtë ankim, në Apel është caktuar si gjyqtyre e shqyrtimit të saj Ilirjana Olldashi, por ende nuk është caktuar data e seancës.

Kontrollet u ushtruan më 6 dhjetor 2024,  me urdhër të prokurorit Olsi Dados, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendrën “Harabel”, ku u sekuestruan dokumente e materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisura në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat