back to top
32.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetVendimet/ Shkarkohet Dallëndyshe Bici nga IKMT, rikthehet Ajet Zyberi

Vendimet/ Shkarkohet Dallëndyshe Bici nga IKMT, rikthehet Ajet Zyberi

Dallëndyshe Bici është shkarkuar nga posti i drejtoreshës së IKMT, vetëm 6 muaj pasi e mori këtë detyrë me vendim qeverie, më 31 korrik të këtij viti. Më herët ajo ishte liruar nga drejtimi i Kadastrës.

Sipas Report TV në vend të saj do të shkojë Ajet Zyberi, i cili e ka mbajtur më herët këtë post. Vendimet janë marrë ditën e djeshme (19 Dhjetor), në mbledhjen e Qeverise, që u mbajt jashtë rendit të ditës, ndërsa pritet zbardhja e tyre.

Ndërkohë, edhe ish-deputeti i PS, Anduel Xhindi, nuk do të mbajë me postin e drejtorit të ‘Illyrian Guard’. Kjo e fundit shoqëri tregtare me kapital 100 % shtetëror për ofrimin e shërbimeve me pagesë, kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit dhe të sigurisë publike.

Raportohet se disa ditë me parë, vendin e tij e ka zënë Enrik Banushi. Xhindi u emërua si drejtor i ‘Illyrian Guard’, në muajin Tetor të vitit 2023.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat