back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaTenderi 143 milionë lekë në UKT/ GJKKO rrëzon SPAK-un, shpall të pafajshëm...

Tenderi 143 milionë lekë në UKT/ GJKKO rrëzon SPAK-un, shpall të pafajshëm tre të akuzuar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e ҫështjes penale me Nr. 161 procedimi
të vitit 2020, ndaj të pandehurve: Ledia Ramo, Ortjon Dhami, Engjëll Dedja, të
akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera apo ankande
publike” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal dhe Bledar Shemaj, i akuzuar për
kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve” parashikuar
nga neni 190/1 i Kodit Penal dhe “Falsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186/1
i Kodit Penal”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Etleva Deda dhe Bib
Ndreca, me vendimin Nr. 78, datë 20.12.2024 vendosi:

Deklarimin e pafajshme të të pandehurës Ledia Ramo, akuzuar për kryerjen e
veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande
publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin
nr. 43/2021) në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, ne referim të nenit 388, pika 1,
shkronja b) të K.Pr.Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penal

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ortjon Dhami, akuzuar për kryerjen e
veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande
publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin
nr. 43/2021) në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, ne referim të nenit 388, pika 1,
shkronja b) të K.Pr.Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Engjëll Dedja, akuzuar për kryerjen e
veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande
publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin
nr. 43/2021) në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, ne referim të nenit 388, pika 1,
shkronja b) të K.Pr.Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

Pushimin e akuzës ndaj të pandehurit Bledar Shemaj, për veprën penale
“Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 pg
1 i Kodit Penal, në zbatim të neneve 387 pg 1 dhe 328, pg 1, të K.Pr.Penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Shemaj, për kryerjen e veprës penale
“Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186, pg 1 i Kodit Penal, dhe
në bazë të këtij neni dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bledar
Shemaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht
me 4 (katër) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit
me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Bledar Shemaj për një periudhë
kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër
penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që
mbulon vendbanimin e tij.

Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, provat materiale të bashkuara me fashikullin
mbeten pjesë e dosjes.

Në bazë të nenit 391 të K.Pr.Penale, dokumenti “Kontratë pune me datë
01.01.2019 me punëdhënës Shoqëria “W.Center” sh.p.k dhe punëmarrës shtetasi
Q.B”, deklarohet i falsifikuar.

Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për
evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit
përkatës për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të neneve 393/1
dhe 285/1 të K.Pr.Penale, i ngarkohen të pandehurit të cilët deklaruar fajtor me
këtë vendim.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
zbatimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëdhjetë) ditëve, duke
filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

    spot_img
    ARTIKUJ TË NGJASHËM
    - Advertisment -spot_img

    Më të Lexuarat