back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniMicksoki për Grubin: Nëse do të ishte i pafajshëm, nuk do të...

Micksoki për Grubin: Nëse do të ishte i pafajshëm, nuk do të ikte nga drejtësia

Ndonëse fillimisht u fol se ish zv.kryeministri në ikje Artan Grubi ndodhet në Kosovë e më pas në Shqipëri, deri tani nga MPB dhe institucionet e hetuesisë nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Për atë se ku ndodhet Grubi nuk e di as kryeministri Mickoski. Ai tha se nuk dëshiron të spekulojë por i bëri thirrje të kthehet të përballet me drejtësinë.

“Informacionet janë të ndryshme. Nuk do të doja të spekuloja tani nëse ndodhet në Shqipëri apo Kosovë. Por fakt është se nuk ka qenë i pastër si loti sepse po të ishte i pastër si loti, nuk do të ikte nga drejtësia por do të vinte këtu dhe do ta mbrojë pafajësinë e tij”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Ndërkohë LSDM vazhdon të akuzojë ministrin e brendshëm Toshkovski, për atë se si nuk arrin ta gjejë Grubin dhe pse lejoi siç thekson ai të arratiset. Partia maqedonase në opozitë thotë se Toshkoski dhe VMRO-DPMNE vet i krijojnë skenarët ndërsa vet kanë mundësuar që Grubi të braktisë shtetin.

“Sot mbetet e paqartë se si mundet që Toshkovski të jetë aq i painformuar dhe MPB aq institucion i dobët nën udhëheqjen e tij, kur Izet Mexhiti, partner koalicioni i Mickoskit, e di se Grubi është në Shqipëri, e Toshkovski jo? A e pyeti Toshkovski Mexhitin prej nga i ka informacionet? Toshkovski tanimë është pjekur për të dhënë dorëheqje, shumë skandale ndodhën pa asnjë përgjegjësi politike”, thonë nga LSDM.

Nga ana tjetër BDI vazhdon të mos heqë dorë nga kërkesa për të rikthyer në procedurë kuvendore ligjin për masa restriktive, e cila parasheh që ndaj personave që gjenden në listë të zezë të SHBA-ve, të zbatohen masa edhe në Maqedoninë e Veriut. Masat parashohin që nëse janë në funksion të shkarkohen, tu ndalohet të marrin pjesë në prokurime publike dhe t’u konfiskohet pasuria e fituar në mënyrë ilegale. Ky propozim ligj nuk u shqyrtua në Kuvend edhe pse me këtë institucion udhëhiqte Talat Xhaferi./Alsat.mk

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat