back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetAdministrimi zgjedhor 2025?/ 9 gjetje pozitive dhe 9 gjetje kritike nga monitorimi...

Administrimi zgjedhor 2025?/ 9 gjetje pozitive dhe 9 gjetje kritike nga monitorimi i ISP

Kodi Zgjedhor, neni 12, përcakton se KQZ është institucioni përgjegjës për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve. Ai drejton dhe mbikëqyr veprimtarinë e administratës zgjedhore, monitoron veprimtarinë e subjekteve zgjedhore, organeve dhe institucioneve shtetërore dhe të medias në raport me zgjedhjet, si dhe zgjidh në rrugë administrative kërkesat apo ankesat që kanë lidhje me procesin zgjedhor.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) po monitoron standardet e integritetit të KQZ dhe partive politike, procesin zgjedhor dhe demokracinë përfaqësuese në Shqipëri.

Elementë pozitivë lidhur me integritetin e administrimit zgjedhor:
1. KQZ aktual ka përvojë, ka menaxhuar zgjedhjet 2021 dhe 2023;
2. Data e zgjedhjeve u caktua në ditën e sugjeruar edhe të KQZ;
3. KQZ ka potencial të bëjë zgjedhje të mira, jo t’i cenojë ato;
4. KQZ nuk reflekton aktualisht në strukturë konflikte politike;
5. KQZ ka zhvilluar procese konsultimi me shoqërinë civile;
6. KQZ ka organizuar tryeza diskutimi me partitë dhe institucionet;
7. KQZ ka pranuar disa rekomandime nga KSHH, ISP dhe QQ;
8. KQZ ka përmirësuar bazën ligjore për administrimin zgjedhor;
9. KQZ ka qasje të hapur me median, institucionet dhe publikun.

Elementë kritikë lidhur me integritetin e administrimit zgjedhor:
1. Integriteti i zgjedhjeve varet më shumë nga partitë, sesa KQZ;
2. Sistemi ruan administrimin partiak në të gjitha nivelet e dyta;
3. Sistemi vendimmarrës në KQZ, i ngadaltë dhe burokratik;
4. Partitë mund të përdorin veton / ndryshojnë komisionerët;
5. Baza ligjore për financimin elektoral nuk ofron transparencë;
6. Raportimi mediatik mbetet i parregulluar dhe problematik;
7. Vota e diasporës mund të jetë pozitive ose burim krize/incidentesh;
8. Administrimi zgjedhor jashtë RSH-së është pa monitorim institucional;
9. Infrastruktura aktuale kufizon votën e PAK/shtetasve në nevojë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat