back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetMajko i përgjigjet Berishës/ “Nuk besoj se jam aq i fortë sa...

Majko i përgjigjet Berishës/ “Nuk besoj se jam aq i fortë sa të “vjedh” fitoren e PD-së, në Kukës”

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar ndaj akuzave të Berishës i cili tha se Majko është një ‘kriminel elektoral në Kukës’.

Sipas Majkos, e vërteta e Berishës është konfuzioni me të cilën verbon njerëzit.

“Publiku i shoqërisë sonë është mjedis delikat! Tundini dhe shkundini njerëzit me gënjeshtrat e duhura dhe ata do të verbohen e s’do të shohin çmendurinë që kanë para syve!

Konfuzioni është kontroll! Kjo është e vërteta e vërtetë e Sali Berishës!

Nuk besoj se jam aq i fortë sa të “vjedh” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit! Edhe të përsëritur!

Vjedhja e votave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar është mirë tu lihet atyre që kanë fuqi të kontrollojnë punët e kësaj bote! Atyre që dinë dhe ju dhimbset Shqipëria më shumë se sa ata që ajo ka mbajtur me pushtet dhe janë gati ti vënë flakën vendit kur mbesin pa të!

Ishte një kënaqësi tu dëgjoja të më fyenit! Kjo do të thotë se kam bërë gjënë e duhur!

Ka shumë lloj vjedhjesh në këtë botë Doktor! Më e keqja, është vjedhja e të ardhmes! Sigurisht!’, shkruan Majko në facebook.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat