back to top
9.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetMeta përgënjeshtron mediat/ “Po pres në qeli dhe jam i gatshëm t’u...

Meta përgënjeshtron mediat/ “Po pres në qeli dhe jam i gatshëm t’u përgjigjem “kolegëve”

Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka reaguar ndaj lajmeve se ai ndodhet në SPAK.

Meta ka akuzuar mediat, për mashtrim.

Me anë të një postimi në rrjete sociale ai ka shenjëstruar edhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Rreth 15 minuta më parë mediat e regjimit mashtruan duke pretenduar se unë kam hyrë në ambientet e SPAK. Nuk është e vërtetë.

Unë akoma jam në qelinë Nr.5, i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK edhe pse lajmërimin e kam marrë nga mediat e regjimit dhe jo sipas procedurave ligjore.

Mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent dhe pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve”, shkruan Meta,

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat