Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja, ka bërë me die se në mbledhjen e qeverisë është miratuar bonusi i pranverës për pensionistët si dhe projektligji “PAKETA E MALEVE”.
“Miratuam sot bonusin e pranverës. Bonusi i ri do të shpërndahet në këtë masë, pra 10 mijë lekë për pensionistët me pension bazë më pak se 20 mijë lekë në muaj, bonusin prej 5 mijë lekësh e përfitojnë ata me pension pleqërie më të lartë.
Rikonfirmimin i angazhimit që hapësirat e krijuara nga rritja ekonomike të konkludojë në përfitime për qytetarët.
Miratuam sot edhe projektligjin “Paketa e maleve” që është një nismë për ekonominë e maleve, projektligj i cili nxit dhe sjell një qasje alternative për të ofruar lehtësi dhe ndihmuar që ekonomia malore e cila në vitet e fundit ka ngelur pas asaj të zonave urbane dhe bregdetare, ta nxisim e shohim me përparësi”, tha ai.