KreuSportiDortmund vijon “rënien e lirë”/ Nuri Sahin në “fije të perit”

Dortmund vijon “rënien e lirë”/ Nuri Sahin në “fije të perit”

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë Frankfurt pësuan humbjen e tretë radhazi në Bundesligë. Ekipi i Nuri Sahin vijon rënien e lirë, për momentin e shohin veten në vendin e 10-të në kuotën e 25 pikëve. Krejtësisht ndryshe është situata në radhët e “shqiponjave”, me Frankfurt që po kalon një moment fantastik, ky ishte suksesi i tretë radhazi që i vendos provizorisht në vendin e tretë.

Pa Omar Marmoush, me egjiptianin që është vetëm një hap larg Man.City, Frankfurt zgjidhi gjithçka me nga një gol për çdo pjesë. Ekitike realizoi golin e parë në minutën e 18-të, ndërsa në limitet e ndeshjes ishte Hojlund ai që sigloi shifrat përfundimtare në 2-0.

Në Gjermani, shtohet gjithnjë e më shumë zërat që flasin për një shkarkim të mundshëm të Nuri Sahin, me Ten Hag që mbetet alternativa kryesore për të marrë vendin e tij në krye të Dortmund.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat