Real Madrid prej kohësh është vënë në ndjekje të një mbrojtësi anësor. Dëshira e klubit mbretëror ka qenë kanadezi i Bayernit të Mynihut, Alphonso Davies. Mirëpo e përditshmja gjermane “Sport Bild” ditën e sotme ka publikuar lajmin, se klubi bavarez ka bindur anësorin që të qëndrojë në Mynih, pavarësisht tentative të shtuara ditët e fundit të klubit madrilen. Gjermanët I kanë propozuar Davies një kontratë të re, që skadon në 2030.
Në terma financiarë flitet e paga e Davies do të jetë afro 15 milionë euro në sezon, plus 5 të tjera në formë bonusesh, ofertë e cila ka bindur edhe mbrojtësin që të vijojë aventurën me ekipin e Vincent Kompany.
Megjithatë Real Madrid nuk dorëzohet. Me rënien e pistës Davies, klubi madrilen ka nisur tratativat me Joshua Kimmissh. 29 vjeçari ende nuk ka rinovuar, duke mbajtur në tension drejtuesit bavarez, lidhur me vendimin që do të marrë.
Flitet se prej ditësh agjentët e tij janë në kontakte me Kimmisch, ndaj nuk përjashtohet që ky i fundit të mbyllë aventurën me Bayernin, për të shkuar drejt Madridit. Vetë futbollisti në një intervistë të dhënë së fundmi nuk deklaroi një deadline, por pohoi se do ta bëjë me dije publikisht vendimin lidhur me të ardhmen e tij së shpejti. Deri atëherë, për Real Madrid do të jetë një kohë e mjaftueshme për të bindur mesushorin e kombëtares gjermane për të kaluar në kryeqytetin spanjoll.