back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaHetimi disiplinor ndaj kryeprokurorit të Sarandës/ Llaho u denoncua nga një prokurore

Hetimi disiplinor ndaj kryeprokurorit të Sarandës/ Llaho u denoncua nga një prokurore

Në mbledhjen e KLP të thirrur pasi ILD kërkon masë tjetër për prokurorin e Sarandës, Kledian Llaho përmes një letre ka kërkuar të përfaqësohet me një avokat.

Sipas shkresës së përcjellë prej tij, ILD nuk i ka vënë në dispozicion të gjitha materialet që ka kërkuar, fakt i cili u hodh poshtë nga inspektorja e ILD Daniela Sulaj.

Raportohet se ILD ka kërkuar masë disiplinore ndaj Llahos pas  ankesës së një prokuroreje ndaj tij. Seanca u shty për në datën 27 shkurt ora 10:00.

Më herët KLP ka shtyrë edhe një vendimmarrje tjetër për në 30 janar, pas kërkesës së ILD që prokurorit Llaho t’i ulet 40 përqind e pagës për një vit. Edhe SPAK ka kërkuar masë ndaj Kledian Llahos i cili i ka konsideruar këto si sulme të qëllimshme për shkak të detyrës si prokuror.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat