back to top
33.5 C
Tirana
E diel, 6 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaShtyhet seanca fillestare ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Shtyhet seanca fillestare ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Seanca fillestare për katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt është shtyrë për 31 janar, në orën 11:00, pasi ekipet mbrojtëse thanë se nuk kanë pranuar shkresat e lëndës dhe nuk ka kushte për mbajtjen e kësaj seance sot.

Gjykatësja i paralajmëroi avokatët që në këtë datë të re të jenë të përgatitur.

Në Gjykatën Themelore, avokati i të akuzuarit, Kushtrim Kokalla, tha se kjo seancë nuk mund të mbahet, pasi pretendoi se nuk ka pranuar aktakuzën, shkresat e tjera të lëndës dhe CD-të me prova për këtë rast.

Ai tha se nuk është në gjendje që ta këshillojë klientin e tij as si të deklarohet për akuzat e as nuk mund t’i kundërshtojë provat.

“Për mua nuk janë plotësuar kushtet që të mbahet kjo seancë”, tha avokati Ndrec Dodaj.

Por, prokurorja e rastit tha se shkresat, CD-të dhe aktakuzat janë dorëzuar më 22 janar te avokati i Granit Plavës, i cili e ka pranuar aktakuzën edhe për avokatin e Kokallës. Dokumentet ai tha se ai dorëzoi të hënën avokatit, para se të niste seanca.

Avokatët e të akuzuarve Kushtrim Kokalla dhe Tomë Dedaj, thanë po ashtu se s’kanë marrë shkresat pasi nuk po iu bënë emaili. Ata gjithashtu kërkuan shtyrjen e seancës.

“Është e vërtetë që kam pas probleme me email. Sot e kam marr aktakuzën, nuk kam shkresa të tjera të lëndës”, tha Agron Kuçi, avokati i Tom Dedajt.

Avokati i Kokallës u dënua me 500 euro për prishje të rendit në seancës, mosbindje ndaj gjyqtares.

Në seancë të pranishëm ishin tre persona të akuzuar për këtë rast, përfshirë edhe bashkëshortin e Liridonës, Naim Murseli.

Fillimisht gjykatësja pyeti të akuzuarit për informacionet e përgjithshme, sikurse datëlindja e tyre, statusi martesor, niveli i arsimit, gjendja ekonomike e të ngjashme.

Naim Murseli në gjykatore.
Naim Murseli në gjykatore.

Para nisjes së seancës së sotme – që u shty nga gjykatësja e rastit – familja e Liridonës tha se beson në drejtësi dhe shpreson që gjykimi të jetë “efikas, profesional, pa gabime, pa vonesa dhe transparent”.

Më 15 janar të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se kishte ngritur aktakuzë ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares Ademaj.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Rasti fillimisht ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por dy ditë më vonë autoritetet kishte arrestuar dy persona. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Të akuzuarit e tjerë janë Kushtrim Kokalla, Granit Plava dhe një person i katërt, emri i të cilit nuk është përmendur nga prokurorët kur ata njoftuan për ngritjen e aktakuzës./REL

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat