Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi sot procesin e zgjedhjes se Drejtorit te Përgjithshëm te RTSH-së.
Por në mbledhjen e sotme anëtarët e Këshillit, në kundërshtim me ligjin për mediet audiovizive dhe të statutit të Radio Televizionit Shqiptar kryen një votim pa diskutuar kriteret qe ploteson ose jo secili kandidat!
Sipas juristëve kjo e minon procesin, pasi votohet kandidati me njohuri te kufizuara, pa vertetuar CV e tij.
Nga ana tjetër votimi konsiderohet i paligjshëm e për rrjedhojë i pavlefshëm sepse është lejuar të votojë një anëtar që gjendet jashtë shtetit, konkretisht në Vietnam, në një kohë që votimi ishte i fshehtë.
Votimi online i këtij anëtari të Keshillit natyrisht zbuloi dhe sesi votoi ai prej Vietnamit.
Mjafton kjo paligjshmëri që i gjithë procesi të shpallet i pavlefshëm.
Kandidatët për postin e Drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar janë : Jetmir Shpuza, Laureta Roshi. Kliton Rama, Aurora Polo,Floriana Paskali, Eni Vasili Harilla Koçi, Enrik Mehmeti. Flamur Buçpapaj dhe Ermal Hoxha.