KreuAktualitetDeputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi paditet për shpifje në GJKKO

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi paditet për shpifje në GJKKO

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila ka qenë kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për sterilizimin dhe Check Up, është paditur për shpifje nga koncesionari i Check Up.

Vokshi nuk u paraqit në seancën e parë gjyqësore, ku palëve u jepet mundësia ta zgjidhin çështjen me pajtim.

Deputetja e PD-së u padit në cilësinë e kryetares së komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi nga shoqëria “3P Life Logistic” e Vilma Nushit, pas akuzave se kompanitë e saj kishin fituar qindra miliona euro përfshirë atë të Check Up, që po hetohet nga SPAK

Megjithatë, koncesionari pohon se, për një periudhë 10-vjeçare, vlera e projektit ka qenë 63 milionë euro në total, dhe jo 130 milionë euro, siç ka akuzuar Vokshi. Seanca e radhës është caktuar për datën 11 në orën 10:00.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat