back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetAlibeaj: Kemi detyrim të zgjasim mandatet e prokurorëve të SPAK

Alibeaj: Kemi detyrim të zgjasim mandatet e prokurorëve të SPAK

Deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij sot në parlament i bëri thirrje deputetëve të votojnë pro zgjatjes së mandatit për prokurorët e SPAK.

Ndër të tjera, Alibeaj komentoi edhe lajmin për ndërprerjen e fondeve amerikane për vendet e huaja përfshirë dhe Shqipërinë dhe institucionin e SPAK.

“Përshëndes dhe deklaratën e SPAK sot, se do vazhdoj veprimtarinë e vet. Paguhen nga ky shtet dhe taksat e shqiptarëve dhe kanë detyrimin ta çojnë punën deri në fund.

E fundit për përdorimin e telefonave të kriptuar, duhet bërë. Keni depozituar kërkesën për heqjen e imunitetit duhen bërë bashkë. Një kërkesë që qëndron mbi kokën e çdo deputetit, zgjatja e mandatit të prokurorëve të SPAK.

Është një kërkesë e 75% e publikut shqiptar që mbështet SPAK që ky parlament të marrë një qëndrim për zgjatjen e mandatit të prokurorëve. Detyrimi është për ta bërë tani. Heshtja demaskon këdo dhe ky është momenti për ta bërë”, tha Alibeaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat