Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
“Kolonisë” kuqezi në Serie A mund t’i bashkohet edhe Indrit Tuci. Sulmuesi shqiptar ka përfunduar në radarët e ekipit të Venezia-s, me këta të fundit që kërkojnë të përforcojnë repartin ofensivë, por më parë duhet të mbyllin transferimin e Joel Pohjanpalo te Palermo.
Sipas mediave italiane, Tuci është mes emrave që ekipi i Venezias ka piketuar për të afruar gjatë merkatos së janarit.

Indrit Tuci është pjesë e Spartës së Pragës, një profil që pëlqehet nga klubi italian, për më tepër që së fundmi sulmuesi shtatlartë është grumbulluar edhe nga Sylvinho.



