back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaKriptoasetet bien përsëri pasi Kina vendos tarifa mbi importet Amerikane

Kriptoasetet bien përsëri pasi Kina vendos tarifa mbi importet Amerikane

Kriptomonedhat ranë përsër, pasi Kina prezantoi disa masa të reja kundrejt SHBA-së përfshirë një hetim ndaj Google.

Tregu i kriptoaseteve ende po përpiqet të rikuperojë goditjen e madhe që mori me 2.2 miliardë dollarë likuidime pas paqartësisë që krijuan tarifat e vendosura nga administrata Trump.

10 kriptomonedhat më të mëdha reaguan negativisht ndaj lajmeve të fundit me Dogecoin që ra me 5.8 përqind ndjekur nga XRP me 5.1 përqind. Bitcoin tregoi stabilitet duke humbur vetëm 1.3 përqind të vlerës dhe aktualisht tregtohet me 98,768 dollarë sipas CoinGecko.

Rënia filloi me raportimet e mediave Aziatike, përfshirë South China Morning Post, e cila tha se Pekini kishte vendosur tarifa të reja mes 10 deri në 15 përqind ndaj mallrave Amerikane.

Bloomberg më pas tha se Pekini do të vendosë tarifa 15 përqind për importet e qymyrit, gazit të lëngshëm, naftës dhe pajisjeve që përdoren në agrikulturë nga Amerika.

Nasdaq 100 ra menjëherë me 1.7 përqind, 8 orë përpara hapjes së tregjeve Amerikane sipas të dhënave të Yahoo Finance.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat