back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKrimet zgjedhore/ Çela-Proda, “kokë më kokë" në Prokurorinë e Përgjithshme

Krimet zgjedhore/ Çela-Proda, “kokë më kokë” në Prokurorinë e Përgjithshme

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela u takua ditën e sotme me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda.

Objekt i takimit ishte bashkëpunimi dhe koordinimi mes prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe Policisë së Shtetit në kuadër të hetimit të krimeve zgjedhore.

Nga drejtuesit e të dy institucioneve, u ra dakord për një sërë masash administrative që synojnë zbulimin dhe hetimin e shpejtë dhe efikas të krimeve zgjedhore, përmes një angazhimi tërësor të strukturave përkatëse, që do i përgjigjet nevojave specifike që lidhen me periudhën zgjedhore.

Hetimi i krimeve zgjedhore do të konsiderohet si prioritet institucional e do të jetë objekt i punës së strukturave të posaçme hetimore që do të krijohen me prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore, të cilat do të mbështeten gjithashtu me burimet e nevojshme njerëzore dhe teknike nga Policia e Shtetit për përdorimin e metodave speciale të hetimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, e siguroi Prokurorin e Përgjithshëm për angazhimin e strukturave të policisë së shtetit gjatë procesit zgjedhor në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi.

Prokurori Përgjithshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, përveç shprehjes së angazhimit të plotë insititucional, inkurajojnë të gjithë qytetarët si dhe çdo subjekt tjetër të denoncojnë në kohë krimet zgjedhore dhe të bashkëpunojnë me organet ligjzbatuese për hetimin e plotë të tyre.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat