back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëNvidia do të prezantojë RTX 5060 në Mars

Nvidia do të prezantojë RTX 5060 në Mars

Është momenti i gabuar për të kërkuar blerjen e një karta grafike të re. Kur dy modelet RTX 5090 dhe RTX 5080 debutuan javën e kaluar, u desh më pak se një orë që të mos ngelej asnjë në stok.

Por një opsion me kosto më të përballueshme duket rrugës. KitGuru raporton nga zinxhirët e furnizimit në Kinë, se dy karta të reja grafike RTX 5060 dhe RTX 5060 Ti po vinë në Mars.

Informacioni u bë publik në median sociale. Vetë Nvidia ende nuk ka konfirmuar ekzistencën e tyre por gjiganti Amerikan i çipeve po i paraprin lançimeve të AMD dhe Intel të cilët po përgatiten të sjellin opsionet e tyre buxhetore por edhe të fuqisë së lartë.

Përtej datës së debutimit, informacionet rreth RTX 5060 janë thuajse inekzistente përfshirë çmimin. Megjithatë industria pret që të kushtojë nën 550 dollarë. Duke qenë se modeli RTX 5070 do të ketë vetëm 8GB RAM dhe modeli i vjetër desktop RTX 4060 dhe 4060 Ti kishte po aq RAM, siç duket e njëjta gjë do të përsëritet edhe me versionin e ri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat