back to top
3.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaSupremja rrëzon gjobën e PZAP-së ndaj Koalicionit për Familjen

Supremja rrëzon gjobën e PZAP-së ndaj Koalicionit për Familjen

Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar ankesën e Koalicionit për Familje, pas gjobës prej 7 mijë eurosh, pasi organizata Dylberizm ushtroi ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Pranohet si e themeltë ankesa e subjektit politik Koalicioni për Familje, me seli në Prishtinë, ndryshohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) A.nr.183/2025 i datës 27.01.2025, dhe vendoset ashtu që: Refuzohen të pathemelta ankesat e organizatës joqeveritare Dylberizm dhe Qendra për Barazi Gjinore (CEL Kosova), me seli në Prishtinë, A.nr.183/2025 e datës 24.01.2025 dhe A.nr.196/2025 e datës 25.01.2025”, thuhet në vendimin e Supremes.

Në vendimin e Supremës, konfirmohet se shprehjet “Turp ju qoftë”, “Mbrojtja e dinjitetit njerëzor dhe vazhdimësisë së jetës, si dhe e ardhmja e fëmijëve nga degjenerimi dhe prishja”, si dhe “Anomali sociale dhe dukuri degjeneruese”, janë brenda kufijve të lirisë së shprehjes.

Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe Koalicioni për Familjen, duke e cilësuar këtë si një fitore të madhe për lirinë e shprehjes.

“Kjo është një fitore e madhe për lirinë e shprehjes dhe një precedent i rëndësishëm për të drejtat themelore demokratike. Ankesa u pranua si e bazuar, e ligjshme dhe e drejtë, duke vulosur një standard të ri në mbrojtje të vlerave dhe të drejtës për të mbrojtur familjen!” thuhet në reagimin e këtij koalicioni transmeton Klankosova.tv

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat