Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Policia Financiare dhe Ministria e Brendshme janë duke zhvilluar një aksion i bazuar mbi dyshimet për shpërdorime financiare në sektorin e Qeverisë, Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta.
Në rrethana jo zyrtare mësohet se është arrestuar ish shefi i këtij shërbimi, Pece Mirçevski.
Ai dyshohet se gjatë kohës sa ka udhëhequr me këtë sektor, ka keqpërdorur dhe manipuluar me prokurimet publike.
Burime brenda policisë thonë se është bastisur shtëpia e tij, ndërsa kontrolle ka edhe në disa lokacione të tjera përfshi edhe institucione. Hetimi është duke u shtrirë edhe në pistat ku ka dyshime se janë keqpërdorur procedurat për kontrollet dhe shërbimet teknike të makinave zyrtare.



