Kidda dhe Yll Limani janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
“Inati” mban titullin kënga e tyre, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Ndonëse i përkasin zhanreve të ndryshme, ata realizuan një këngë të bukur, që i përket pikërisht kësaj kohe.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-4.png)
Teksti është shkruar nga Kidda, Janni, Ylli dhe Lira Blakaj me ‘beat’ dhe producim nga Redy & Kitza.
Kjo tashmë ndodhet e plotë në YouTube dhe për pak orë ka kaluar shifrën e 600 milionë klikimeve.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_10-6.png)
Nuk ka dyshim se kjo do të jetë një nga hitet e këtij momenti, që mori po ashtu edhe komente tejet pozitive.
Ata po vazhdojnë edhe në projekte solo që do të lansohen në vijim.