back to top
12.5 C
Tirana
E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëNvidia shtyn debutimin e RTX 5070 pas lançimit të kartave grafike të...

Nvidia shtyn debutimin e RTX 5070 pas lançimit të kartave grafike të AMD

Si gjithnjë karta grafike më e rëndësishme është ajo që ju në të vërtetë mund të blini dhe Nvidia ka bërë premtime të forta për modelin e ardhshëm RTX 5070 duke thënë se ofron performancë të ngjashme me RTX 4090 për 550 dollarë.

Më 28 Shkurt AMD do të ketë shansin të reagojë ndaj debutimit të RTX 5090 dhe RTX 5080 kur të lançojë Radeon RX 9070 dhe RTX 9070 XT përmes një evenimenti streaming.

Nvidia vendosi të marrë më shumë kohë me lançimin e RTX 5070 që tashmë është zhvendosur prej muajit Shkurt në 5 Mars.

Nvidia do të fillojë shitjet e RTX 5070 Ti për 750 dollarë më 20 Shkurt. AMD është shprehur se nuk do të konkurrojë me kartat më të fundit të Nvidia kështu që çmimi është një mekanizëm që AMD do ta përdorë.

Dy kartat e AMD pritet të ofrojnë performancë të ngjashme me RTX 4070 Ti dhe RTX 4070 Super. Ka spekulime se AMD do të ofrojë një kartë grafike më të fuqishme sesa RX 9070 dhe RX 9070 XT me 32GB RAM. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat