back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaKreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Informaliteti përbën problem

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Informaliteti përbën problem

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Grant Van Cleve, i pranishëm në tryezën e PD ku u prezantua programin ekonomik, u shpreh se momentalisht një nga problemet e vendit është informaliteti.

“Kam diskutuar me Z. Berisha për ato çështje që janë të rëndësishme. Megjithatë, deregullimi është i rëndësishëm, ka shumë burokraci, prandaj mund të themi që ka një lidhje të mirë me taksën e sheshtë. Ne kemi nevojë për nivel taksash dhe një prej çështjeve kryesore të Dhomës Amerikane të Tregtisë ka qenë informaliteti, dhe e dimë se kjo përbën një problem. Ne po bëjmë çmos për ta shmangur këtë, por në një pikë të caktuar të tatimit, ne themi: le të jepet kontributi dhe të gjithë të punojmë së bashku. Atëherë, kjo është mundësia për të bërë deregullim, sepse eliminon shtresat e burokracisë. Planet e deregullimit të partive aktualisht nuk janë të këqija dhe mund të ecet edhe më mirë përpara. Qëllimi është të mos bëhet dallimi mes platformave, por të bëhet dallimi mes platformave të mira”, tha ai.

Zoti Van Cleve shtoi se Shqipëria është ndoshta vendi më pro amerikan në Evropë.

“Tranzicioni në qeverinë amerikane është i mbështetur nga vullneti i njerëzve. Bëhet fjalë për një shumicë të qëndrueshme që do ndryshojë drejtimin e atij vendi, por edhe të botës.  Shqipëria është ndoshta vendi më pro amerikan në Evropë dhe në histori Amerika ka treguar se ka qenë në mbështetje të Shqipërisë. Ne mund të kemi marrë vendime të këqija që mund ta kenë minuar raportin e mirë të të dyja vendeve, Shqipëria ka mundësinë që të jetë pjesëmarrëse në këtë epokë të re që thotë Trump. Amerikanët janë entuziastë dhe kanë besim se gjërat do të ndryshojnë. Edhe ju duhet të jeni entuziaste sepse edhe ky është një element shqiptar”, tha ndër të tjera ai.

Nga fjala e Grant Van Cleve:

Ky është një kalim ose një tranzicion amerikan i cili i kthen përgjigje të gjitha atyre pyetjeve që ngrini këtu. Unë jam këtu përfaqësues i Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Industrisë. Komentet e mia janë vetëm prezantimi asnjanës që bëj para jush. Me thënë të drejtën, unë jam i kënaqur me atë që po ndodh në Amerikë. Përpara të tjerëve, unë jam neutral në kuptimin politik dhe komentet që bëhen për partitë politike mund të gjejnë zbatim edhe këtu. Tranzicioni në qeverinë amerikane dhe ekonominë amerikane, është i mbështetur tek vullneti i njerëzve, por ka edhe plot të pavarur të cilët nuk kanë votuar për Trump, por janë të kënaqur me reformat që po merren. Pra, bëhet fjalë për një shumicë të qëndrueshme e cila do ndryshojnë drejtimin e atij vendi. Dhe siç u përmend, do të ndryshojë dhe drejtimin e botës.

Kjo është një pikë interesante për Shqipërinë, kjo sepse është vendi më pro Amerikan në Evropë dhe në histori. Amerika ka treguar se ka qenë në mbështetje të Shqipërisë. Përveç fjalëve që përmendi zoti Buçi, ne mund të kemi marrë vendime të këqija vitet e fundit që mund të kenë minuar raportin e mirë të të dyja vendeve.

Shqipëria sërish ka mundësinë që të jetë pjesëmarrëse në këtë epokë të re që deklaron Presidenti Trump. Dhe nuk bëhet fjalë thjesht për të qenë pro amerikan, por për disa ndryshime që do të sjellin një tronditje të madhe. Por, çfarë është ky tranzicion?

Nuk është ndonjë gjë kaq magjike apo misterioze, por është një tranzicion ose një kalim përsëri tek logjika. Është një kthim tek vlerat nga disa antivlera të tanishme. Edhe ky term konservator që përshkruan atë që po ndodh në Amerikë, për të cilën është folur edhe këtu, shikoj zotin Pano këtu. Konferenca e djeshme ishte e përqendruar pikërisht tek këto vlera, tek Zoti, tek familja, tek kombi. Si këto mund të trajtohen me një qasje konservatore. Të jesh konservator, do të thotë të kthehesh tek pikat e mira të së kaluarës dhe ti ruash ato. Modernistët ndonjëherë harrojnë mësimet që kemi nxjerrë nga e kaluara dhe kjo shpjegon edhe pozicionin tim si konservator.  Unë jam besimtar, jam familjar dhe besoj se këto vlera janë të rrënjosura tek unë dhe na kanë dhënë manualin e instruksioneve sesi duhet të funksionojmë. Është njësoj sikur të blesh lavatriçe dhe ti shikon manualin dhe shikon për çfarë shërben çdo buton. Ne vlerat tona duket se i kemi harruar. Trump është sitë thuash ‘si një dem’ në një dyqan porcelan. Por, ai duket se ka hyrë dhe të bëjë pikërisht atë gjë që ishte parashikuar se do të ndodhte. Duhet ta dini këtë sepse kjo po ndodh në Amerikë dhe duket se amerikanët janë entuziastë, kanë besim se gjërat do të ndryshojnë. Por edhe ju duhet të jeni entuziastë, sepse ky është edhe një element shqiptar. Shqiptarët në përgjithësi janë njerëz konservator, janë njerëz familjar. Shqipëria po përballet me shpopullimin, dhe kjo është e çuditshme sepse në fund të fundit ne jemi kaq të përqendruar tek familja sa, po kuptojmë se po na mungojnë ato elementët thelbësorë dhe këto po pengojnë zhvillimin ekonomik.

Shqiptarët e kanë kuptuar, rolin e lirisë së fjalës. Kemi patur diskutime në publik. Atëherë pse duhet të flasim për keqinformimin dhe ç’informimin. Pse duhet të dëgjonim atë që thotë Amerika dhe atë që thotë ndryshe Evropa. Shqipëria duhet të kthehet tek rrënjët e veta, për të kuptuar se është në pozicionin dhe drejtimin e duhur. Megjithatë, gjërat mund të bëhen edhe më të komplikuara. Dje në darkë po flisnim me këtë grup. Nuk jam i sigurt nëse Evropa Perëndimore ishte gati për ato që i tha Vans. Mendoj që gjërat janë duke ndodhur, mendoj se pas disa zgjedhjesh do ta ndryshojnë situatën dhe pastaj do ta kuptojmë se Evropa nuk është më në drejtimin e duhur dhe duhet të ndryshojë. Shqipëria duhet të marrë vendime që të kuptojë se ku duhet të pozicionohet. A jemi gati ne të kuptojmë se e kemi të qartë këtë manual të vlerave tradicionale, apo duhet ti harrojmë ato dhe të bëhemi modernistë?

Ne këtu jemi pjesë e Evropës. Nuk po përpiqem që të rrëzoj konceptim evropian, por duhet të flasim për ruajtjen e vlerave, logjikës, arsyes. Duket të ruajmë disa vlera të rrënjosura, por nga ana tjetër duhet të jetë një epokë revolucionare nga çfarë mendojë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat