KreuAktualitetPolitikaProtesta e opozitës kthehet në arenë dhune/ Shi molotovësh ndaj policisë, sulmohen...

Protesta e opozitës kthehet në arenë dhune/ Shi molotovësh ndaj policisë, sulmohen ministria dhe selia e PS

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Protesta kombëtare e opozitës në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë. Tubimi, i cili nisi rreth orës 10:00 në sheshin “Skënderbej”, u përshkallëzua fillimisht me hedhjen e kapsollave dhe më pas me sulme ndaj institucioneve dhe forcave të rendit.

Tensionet u zhvendosën para Kryeministrisë, ku protestuesit hodhën gurë dhe bomba molotov në drejtim të policisë. Për shpërndarjen e turmës, efektivët përdorën ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Përplasjet krijuan një situatë kaotike, me sheshin e mbuluar nga tymi dhe shpërthimet e molotovëve.

Gjatë protestës është raportuar edhe për një protestues që ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar bilancin paraprak të të lënduarve deri në orën 15:00. Sipas të dhënave të strukturave spitalore, 19 persona kanë marrë ndihmë mjekësore, mes tyre 6 efektivë policie, 4 gazetarë dhe 9 protestues.

Përplasjet nuk janë kufizuar vetëm në zonën e Kryeministrisë. Një grup protestuesish kanë sulmuar godinën e Ministrisë së Bujqësisë, duke thyer derën e institucionit. Në shënjestër ka qenë edhe selia e Partisë Socialiste, e cila është sulmuar gjatë marshimit të protestuesve.

Pas përplasjeve me policinë edhe në sheshin “Skënderbej”, protestuesit janë shpërndarë në zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërsa protesta ka vijuar të shoqërohet me incidente, akte dhune dhe dëmtime të pronës publike.

Bilanci i deritanishëm i të lënduarve dhe dëmet në institucionet publike tregojnë përmasat e përshkallëzimit të protestës së opozitës në Tiranë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat