back to top
12.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizShakira shtrohet në spital dhe anulon koncertin në Peru

Shakira shtrohet në spital dhe anulon koncertin në Peru

Shakira është shtruar në spital pas problemeve shëndetësore me barkun, duke detyruar anulimin e koncertit të saj në Lima, Peru.

Këngëtarja 48-vjeçare njoftoi përmes Instagramit se u dërgua në urgjencë të shtunën mbrëma dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor.

Mjekët i rekomanduan pushim të plotë, duke e detyruar të anulojë koncertin e parashikuar për sot shkruan DailyMail.

“Jam shumë e trishtuar që nuk mund të performoj sonte. Shpresoj të jem më mirë nesër”, tha ajo në deklaratën e saj, duke premtuar se ekipi i saj po punon për një datë të re.

Shakira është aktualisht në mes të turneut të saj botëror Las Mujeres Ya No Lloran, i cili nisi këtë javë në Brazil.

Koncerti i saj i radhës është planifikuar për më 20 shkurt në Kolumbi, përpara se të ndalet në Kili, Argjentinë, Meksikë, SHBA dhe Kanada.

Ylli i hitit “Hips Don’t Lie” kohët e fundit mori pjesë në ceremoninë e çmimeve ‘Grammy’, ku albumi i saj i fundit fitoi çmimin për albumin më të mirë latin pop.

Ajo shoqërohej nga djemtë e saj, Milan dhe Sasha, të cilët i ka me ish-partnerin Gerard Pique.

Ndërkohë, turneu i saj ka shkaktuar debate në rrjetet sociale, pasi disa fansa e akuzojnë për kopjimin e estetikës së turneut ‘Renaissance’ të Beyonce.

Pavarësisht kritikave, Shakira vazhdon të shijojë suksesin e saj dhe mbetet një nga artistet më të dashura në skenën ndërkombëtare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat