Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ka përfunduar ditën e sotme afati që PD kishte vënë për dorëzimin e kandidaturave për garën e primareve.
Aktualisht KOKOE (komisioni i zgjedhjeve) është mbledhur për të shqyrtuar kandidaturat sa i takon aspektit formal të dokumentacionit.
Gjatë dy ditëve në vijim, kryesia do të mblidhet për të miratuar listën e kandidaturave për primare.
Sipas Shqiptarja.com, janë rreth 300 emra që kanë dorëzuar kërkesën për t’u futur në primare.



