back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaShpërdoroi detyrën për vëllanë ndërtues/ Dënohet ish-kryebashkiaku i Pogradecit Eduart Kapri

Shpërdoroi detyrën për vëllanë ndërtues/ Dënohet ish-kryebashkiaku i Pogradecit Eduart Kapri

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket
procedimit penal nr. 181, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Eduart Kapri,
Besmira Niko dhe Besjan Meço, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, me vendimin Nr. 18,
datë 27.02.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Eduart Kapri për veprën penale
“Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248
e 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

    Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Eduart Kapri i ulet
    1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 1 (një) vit burgim.

    Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit
    me burgim dhe vënia e të pandehurit Eduart Kapri në provë, për një afat prove
    prej 2 (dy) vjet, gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte me shërbimin e
    provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

    Bazuar në nenin 60, paragrafi i parë, pika 9, të K.Penal, urdhërohet i pandehuri
    që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra
    penale.

    Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i
    kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.

    Heqjen e së drejtës të pandehurit Eduart Kapri për të ushtruar funksione
    publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të
    K.Penal, zbatimi i të cilit fillon me marrjen formë të prerë (i ekzekutueshëm) të
    këtij vendimi.

    Deklarimin fajtore të të pandehurës Besmira Niko për veprën penale
    “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248
    e 25 të K.Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

      • Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurës Besmira Niko i ulet
        1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
        Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
      • Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit
        me burgim dhe vënia e të pandehurës Besmira Niko në provë, për një afat prove
        prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës e pandehura duhet të mbajë kontakte
        me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
      • Bazuar në nenin 60, paragrafi i parë, pika 9, të K.Penal, urdhërohet e pandehura
        që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra
        penale.
      • Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i
        kontaktit të parë të të pandehurës me shërbimin e provës.
      • Heqjen e së drejtës të pandehurës Besmira Niko për të ushtruar funksione
        publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të
        K.Penal, zbatimi i të cilit fillon me marrjen formë të prerë (i ekzekutueshëm) të
        këtij vendimi.

      Deklarimin fajtor të të pandehurit Besjan Meço për veprën penale “Shpërdorimi
      i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal
      dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

        • Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Besjan Meço i ulet
          1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
        • Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit
          me burgim dhe vënia e të pandehurit Besjan Meço në provë, për një afat prove
          prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte
          me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
        • Bazuar në nenin 60, paragrafi i parë, pika 9, të K.Penal, urdhërohet i pandehuri
          që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra
          penale.
        • Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i
          kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.
        • Heqjen e së drejtës të pandehurit Besjan Meço për të ushtruar funksione publike,
          për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të K.Penal,
          zbatimi i të cilit fillon me marrjen formë të prerë (i ekzekutueshëm) të këtij
          vendimi.
        • Lidhur me provat materiale:
        • -dokumentet dhe sendet e sekuestruara pranë Bashkisë Pogradec me
        • procesverbalin e sekuestrimit datë 22.05.2024, t’i kthehen Bashkisë Pogradec, me
        • përjashtim të CD-së së listuar në këtë procesverbal në numrin rendor 77, e cila të
        • mbetet në fashikullin e gjykimit.
        spot_img
        ARTIKUJ TË NGJASHËM
        - Advertisment -spot_img

        Më të Lexuarat