back to top
16.5 C
Tirana
E premte, 14 Mars, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaIsh-drejtoresha e spitalit të Dibrës procedohet për përndjekje të punonjësve

Ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës procedohet për përndjekje të punonjësve

Policia e Dibrës ka referuar në Prokurori materialet procedurale për ish-drejtoreshën e Spitalit Rajonal të Dibrës, Irini Shehu, 44 vjeçe, e dyshuar për veprën penale të “Përndjekjes”.

Sipas hetimeve paraprake, Shehu akuzohet se ka përndjekur disa punonjës të spitalit, ngjarje e cila ndodhi ditën e djeshme. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e përndjekjes apo motivet e saj.

Shehu, e cila dhunoi shefin e Financës së spitalit ditë më parë, u largua nga detyra pas denoncimit ndaj saj.

Materialet procedurale tashmë i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila do të vijojë me hetimet për rastin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat