Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Christian Stocker kreu i Partisë Konservatore Popullore (ÖVP) në Austri, u betua si kancelar i vendit sot duke udhëhequr qeverinë e parë trepartiake që nga Lufta e Dytë Botërore, ndërsa Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë është në opozitë.
Ai ka shërbyer më parë si nënkryetar i bashkisë së qytetit të vogël të Wiener Neustadt, dhe konsiderohet një politikan pragmatik dhe i nivelit të lartë
Ceremonia e betimit të Stocker u zhvillua në prani të presidentit Alexander Van der Bellen, me betimin e anëtarëve të mbetur të qeverisë.
Më herët tre parti të qendrës njoftuan se kishin arritur një marrëveshje për formimin e qeverisë së re. Koalicioni përbëhet nga Partia Popullore Konservatore (ÖVP), Social Demokratët e qendrës së majtë (SPÖ) dhe Neos liberale.
Partia e Lirisë populiste e krahut të djathtë pro-ruse (FPÖ), pavarësisht se fitoi pjesën më të madhe të votave u përjashtua nga koalicioni.



