back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomia“Shqipëria s’do jetë vendi që përzë investitorët”/ Teliti për programin e PD:...

“Shqipëria s’do jetë vendi që përzë investitorët”/ Teliti për programin e PD: Ulim taksat për biznesin

Koordinatori për programin ekonomik në PD Dorjan Teliti shprehet se me Sali Berishën si Kryeministër, Shqipëria do të transformohet në një fuqi ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Ai thekson se Shqipëria ende përballet me varfërinë, papunësinë dhe largimin masiv të shqiptarëve nga vendi, ndërsa vendet e rajonit po rriten ekonomikisht.

Sipas Telitit, nën drejtimin e Partisë Demokratike, Shqipëria do të arrijë të ulë taksat, të shkatërrojë burokracinë shtetërore dhe të krijojë mundësi të mëdha për bizneset dhe investitorët. Ai propozon krijimin e katër Zonave të Lira Ekonomike, mbështetje për industrinë dhe fabrikat që do të krijojnë mijëra vende pune, dhe një fushatë për kthimin e diasporës shqiptare, duke ofruar përjashtime fiskale për shqiptarët që dëshirojnë të investojnë në vend.

Teliti beson se nën qeverisjen e PD, Shqipëria do të shndërrohet në një qendër teknologjike të rajonit dhe do të ndalojë përzënien e investitorëve. Ai fton qytetarët të votojnë për ndryshim në zgjedhjet e ardhshme, duke garantuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Postimi i koordinatorit për programin ekonomik në PD Dorian Teliti:

ME SALI BERISHËN KRYEMINISTËR, SHQIPËRIA DO TË SHNDËRROHET NË QENDRËN EKONOMIKE TË BALLKANIT PERËNDIMOR! 

Mjaft më me varfëri, papunësi dhe largim masiv të shqiptarëve! Ndërkohë që vendet e rajonit rriten ekonomikisht dhe tërheqin miliarda investime, Shqipëria mbetet vendnumëro, për shkak të një qeverie të korruptuar, që i ka shpallur luftë biznesit dhe qytetarëve të saj!

Ky model do të shembet! Nën qeverisjen e Partisë Demokratike dhe me Sali Berishën Kryeministër, Shqipëria do të marrë në dorë fatin e saj dhe do të shndërrohet brenda pak viteve në një superfuqi ekonomike në rajon!

Ulje të menjëhershme të taksave – Shqipëria do të ketë barrën fiskale më të ulët në Ballkan! Paratë do të mbeten në xhepat e shqiptarëve dhe bizneseve, jo në duart e qeveritarëve dhe të oligarkëve!

Asgjesim të burokracisë shtetërore – Biznesi nuk do të mbahet më peng nga bandat e zyrtarëve të korruptuar që kërkojnë ryshfet për çdo leje, licencë dhe dokument zyrtar!

Krijimi i 4 Zonave të Lira Ekonomike – Investitorët do të kenë përjashtime fiskale dhe mbështetje të plotë për të ngritur industri dhe fabrika që krijojnë mijëra vende pune për shqiptarët!

Shqipëria do të bëhet qendra teknologjike e rajonit! Bizneset që punësojnë mbi 20 specialistë në këtë sektor do të kenë 3-5 vite pa taksa!

Fushatë kombëtare për kthimin e diasporës – Mjaft më me shqiptarët që ikin si azilantë! Do t’u japim mundësinë të kthehen dhe të hapin biznese, me përjashtime fiskale deri në 5 vite!

🇦🇱Shqipëria nuk do të jetë më vendi që përzë investitorët dhe talentet e saj! Me Sali Berishën Kryeministër dhe Partinë Demokratike në pushtet, Shqipëria do të bëhet fuqia ekonomike e Ballkanit Perëndimor brenda 4 viteve të para të qeverisjes!

Ndaj boll më me varfëri! Boll më me mashtrime! Shqipëria ka një zgjidhje duke votuar në #11maj ndryshimin e shumëpritur.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat