Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
12 javë pasi anija “Moliva” me 102 kontejnerë të dyshuara me mbetje toksike u rikthye në Shqipëri, Rrjeti i Aksionit të Bazelit ngre dyshime se Prokuroria e Durrësit nuk po e heton çështjen siç duhet.
Rrjeti i Aksionit të Bazelit thotë se mungon transparenca dhe ka një bllokim të hetimeve nga Prokuroria e Durrësit, e cila ka vënë në sekuestro kontejnerët dhe deri më tani nuk ka dhënë asnjë informacion për ecurinë e hetimeve.
Kritikat ndaj Prokurorisë së Durrësit u ngritën pasi refuzoi të pranonte kryerjen e analizave për mbetjet nga laboratorë të pavarur europianë, si dhe nuk pranoi dëshminë dhe provat e ofruana nga BAN për rastin.



