Kreu i PD, në degën numër dy të qytetit të Durrësit, Osman Stafa, në këtë klimë parazgjedhore ka dhënë një mesazh për demokratët.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai është shprehur për procesin e primareve dhe jo vetëm.
Sipas tij, primaret ishin një sfidë e kaluar me sukses, por pa anashkaluar problematikat.
Stafa e ka vënë theksin edhe tek përplasjet brebda PD-së.
“Në këtë betejë kam parë dhe ata që bërtasin se ju takon gjithçka dhe ata që japin gjithçka dhe heshtin. Nuk besoj se kam bërë ndonjë zbulim të madh, por kam prekur një shqetësim të madh që është se ne harrojmë të vlerësojmë dhe t’i japim mirënjohjen palcës së PD-së, demokratëve dhe qytetarëve të thjesht që dhimbjen dhe vuajtjen e mbajnë në emër të parimeve dhe jo të interesave”, shkruan Stafa.
Më tej ai i ka bërë thirrjet kreut të PD-së, Sali Berisha që në garë të vendosë burra dhe gra që janë të gatshëm për betejë dhe të përgjegjshëm nesër përballë detyrimeve të mandatit.
Mesazhi:
Ju përshëndes miq !
Në cilësinë e Kryetarit të Partis Demokratike dega nr 2 Durrës dua t’i shpreh respektin Kryesisë së PD-së dhe personalisht Doktor Berishës për vlerësimin dhe besimin e përgjegjësisë politike në këto momente.
Së dyti do shpreh një mendim të cilin e kam qartësuar gjatë dhe pas proçesit të primareve.
Një sfidë e kaluar me sukses. Kjo tregoi pjekurinë politike të çdo niveli përfaqësimi të strukturave të Partisë Demokratike, në nivel qendror dhe lokal.
Pa mohuar dhe problematikat, pjesë e çdo gare, që në realitet nuk e cenojnë sprovën e kaluar me sukses.
Së treti, në këtë betejë kam parë dhe ata që bërtasin se ju takon gjithçka dhe ata që japin gjithcka dhe heshtin. Nuk besoj se kam bërë ndonjë zbulim të madh, por kam prekur një shqetsim të madh që është se ne harrojmë të vlerësojmë dhe t’i japim mirënjohjen palcës së PD-së, demokratëve dhe qytetarëve të thjesht që dhimbjen dhe vuajtjen e mbajnë në emër të parimeve dhe jo të interesave.
Ky realitetet i prekshëm më imponoi të reagoj.
Një këshillë, një falenderim dhe një kujtesë për çdo kandidat për primare dje dhe deputet nesër.
Pranoni çdo vlerësim nesër. Jo gjithçka ju besuan demokratët është vlerë apo “pasuri” individuale !?
Qëllimi yne madhorë është largimi i sektit të rilindjes dhe jo domosdoshmërisht mandati individual si nivel përfaqësimi. Ju kujtoj se jashtë mureve të PD-së ka burra dhe gra që janë vlera qytetare dhe intelektuale që për njërën apo tjetrën arsye nuk kanë hyrë brenda ketyre mureve ku jo në pak raste është përgjegjësia jonë.
Së katërti i kërkoj ndjesë çdo demokrati dhe qytetari që është zhgënjyer nga sjellja jonë duke harruar se janë pikërisht këta burra dhe gra që do sjellin ndryshimin. Gjithashtu u bëj thirrje të bëhen pjesë e frymës për ndryshim sot.
Kjo nuk është sfida e një individi. Kushdo qoftë ai. Kjo është sfidë e çdo qytetari dhe e çdo demokrati në emër te Shqiperisë që meritojmë. Të Shqipërisë madhështore. Ndjesa ime është e sinqertë, ani pse nuk jam pjesë e përgjegjësisë.
Së fundmi i drejtohem Kryesisë së Partisë Demokratike dhe personalisht Doktor Berishës.
Në garë vendosni burra dhe gra që janë gati për betejë. Ata që nesër do të jenë të përgjegjshëm përballë detyrimeve të mandatit dhe të gatshëm sot për sakrificë. Mos harroni se nesër koha do jetë e pa mëshirshme në gjykim.
Koha është gjykatësi më i drejtë. Ata që e kërkojnë emrin brenda “murit” të sigurisë, kanë frikë të përballen me të vërtetën që o të vret ose të jep shkëlqim. Zoti i bekoftë shqiptarët nga do janë!
Zoti i bekoftë demokratët!