E ardhmja e Sergio Conceiçao te Milani është në dyshim, me kuqezinjtë që ende nuk janë të bindur nëse do mbajnë apo jo trajnerin portugez për sezonin e arshshëm. Mediat tashmë kanë filluar thashethemet, teksa emrat në listën për stolin janë të shumtë.
Një kandidat i mundshëm është Massimiliano Allegri. Hipotezë që qëndron është Roberto De Zerbi, i cili drejton aktualisht Marseille dhe ka marrëdhënie të mirë me Milanin. Vincenzo Italiano i Bolognas dhe Antonio Conte i Napolit, janë gjithashtu emra që dëgjohen në korridoret e zyrave të klubit nga Milano.
Përveç trajnerit, një çështje që duhet zgjidhur është edhe ajo e drejtorit sportiv. Në “Pole Position” për momentin është Igli Tare.