Shtyhet seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Seanca e radhës pritet që të mbahet të mërkurën në orën 12:30.
Avokatët e tij mbrojtës do të njihen me prova të reja. Ndërkohë mësohet që kryebashkiaku Veliaj ende nuk ka mbajtur fjalën e tij.
2 avokatët e Veliajt, Ermir Beta dhe Artur Selmani kanë kërkuar masë më të butë sigurie kundrejt garancisë pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik që të prishë provat.
Edhe Romina Zano, avokatja e Abules ka kërkuar masë më të butë kundrejt garancisë pasurore.
Masën e sigurisë nuk e ka ankimuar në Shkallën e Dytë të gjyqësorit Ajola Xoxa, Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi. Seanca e kësaj të marte pritet të zgjasë, ku më pas gjyqtari Engert Pëllumbi do tërhiqet në dhomë këshillimi për të shpallur më pas vendimin, nëse do lërë në fuqi vendimin e datës 12 shkurt të GJKKO apo në rast se do ndryshojë vendimin e shkallës së parë.
Kryebashkiaku Veliaj mbahet në qeli që prej 10 shkurtit dhe akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.