back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 18 Mars, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKPA rrëzon vendimin e KPK/ Rikthehet në detyrë prokurorja, Violeta Shkurta

KPA rrëzon vendimin e KPK/ Rikthehet në detyrë prokurorja, Violeta Shkurta

KPA rrëzon vendimin e KPK duke rikthyer në detyrë prokuroren e Fierit, Violeta Shkurta. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, vendosën rrëzimin e vendimit të KPK ku prokurorja Shkurta u shkarkua për shkak se nuk justifikonte pasurinë.

Violeta Shkurta e ka nisur karrierën si oficere e policisë gjyqësore në vitin 1989 dhe punoi prej gati dy dekadash si prokurore në Prokurorinë e Fierit. Prej vitit 2019, Shkurta u promovua si drejtuese e përkohshme e Prokurorisë së Fierit.

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 22/2022, datë 09.05.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Violeta Shkurta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 514, datë 28.02.2022.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

· Ndryshimin e vendimit nr. 514, datë 28.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Violeta Shkurta.

· Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, më datë 13.03.2025.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 28 shkurt të 2022, vendimin për largimin nga detyra të prokurores Shkurta. Gjatë seancave dëgjimore, Komisioni konstatoi pamundësi financiare për krijimin e pasurive, si dhe vlerësoi të padrejtë përfitimin e një kredie të butë. Prokurorja Shkurta i kundërshtoi konstatimet e KPK-së për këtë kriter dhe deklaroi se pasuritë e saj janë krijuar me burime të ligjshme.

Pas riçeljes së hetimit në të tre kriteret, prokurorja Shkurta mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe dha shpjegime për gjetjet në kriterin profesional. Ajo deklaroi në seancë se kishte vërtetuar se kishte arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit.

Trupa që kreu rivlerësimin e prokurores Violeta Shkurta kryesohej nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat